I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 34 vjeçari me qëllim ekstradimin në Kosovë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të policisë Elbasan,u arrestua shtetasi me iniciale A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.