E Diel, 1 Nëntor 2026

I vendosi tritol një makine në vitin 2018, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

48-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i vendosi tritol një makine në vitin 2018 në Bulqizë.

Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›