E Diel, 1 Nëntor 2026

I vjedhur në Gjermani/ Tiranë, sekuestrohet “Benzi” me vlerë 250 mijë euro, në kërkim një person

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen line”.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në Gjermani një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro.

Automjeti luksoz është sekuestruar në Tiranë. 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›