E Martë, 3 Nëntor 2026

I vuri zjarrin kullotës/ Gjirokastër, shoqërohet në polici pronari i tokës

Zjarri përfshiu një kullotë në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokaster paraditen e kësaj të diele. Dy zjarrefikese ndërhynë duke shmangur flakët që të mos përhapeshin në zonën e banuar.

Pas përpjekeve të ekipeve, zjarri u shua plotësisht, ndërsa policia e Gjirokastrës ka shoqëruar një person, i cili ka në pronesi parcelen në të cilen u rregjistrua vatra e zjarrit.

Mendohet se shkak për këtë vatër të ketë qenë pakujdesia gjate punimeve me saldime që po kryheshin për profilet metalike të ndertimit të një stalle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›