E Martë, 3 Nëntor 2026

I vuri zjarrin me dashje në tokën e kushëririt të tij në Prush, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin me qëllim tokës së kushëririt të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht në Prush të Tiranës, ku 58-vjeçari N.M i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushëririt të tij.

Kanë qenë kamerat e sigurisë në rrugë që kanë identifikuar 58-vjeçarin duke i vënë zjarrin tokës, ndërsa gjatë kontrollit fizik të tij gjatë arrestimit, iu gjet me vete edhe një thikë dhe një çakmak. 

58-vjeçari do të përballet me veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›