E Diel, 1 Nëntor 2026

IA në kurikulat shkollore, nxënësit e klasave të katërta mësojnë konceptet bazë

Inteligjenca Artificiale po futet për herë të parë në kurikulën shkollore.

Nxënësit e klasave të katërta po mësojnë konceptet bazë të saj. Në mësim përdoren aplikacione si “Code Monkey” dhe “Quick Draw”.

Për Albulenën, ky i fundit është si një lojë që i sfidon të vizatojnë një objekt, ndërsa sistemi me Inteligjencë Artificiale interpreton se çfarë paraqesin vizatimet.

Ajo, si bashkëmoshatarët e saj, është tashmë përdoruese e Inteligjencës Artificiale.

Mësuesit theksojnë se teknologjia tashmë është përhapur edhe në mosha shumë të vogla dhe nuk mund të ndalohet, por edukimi i hershëm është i domosdoshëm.

Ky program pritet të zgjerohet edhe në klasat e tjera, me synimin për t’u mësuar përdorim të sigurt të teknologjive, në një kohë kur rreziqet online janë vetëm një hap larg.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›