E Diel, 1 Nëntor 2026

IGJEO: Rrezik i lartë nga zjarret në disa qarqe

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se pasditen e sotme dhe nesër (e hënë, 6 korrik) pritet nivel rreziku “i lartë” nga zjarret në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier. Ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “i moderuar”. Në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku “i ulët”.

Nё disa qarqe, sipas Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rreziku lokalisht “i lartë” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veriperëndim).

Sa i takon parashikimit të motit për reshjet, ky institut bën me dije se sot pasdite nuk priten reshje.

“Nesër (e hënë, dt. 06) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje”, vijon njoftimi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 34 °C

në vendet malore: 12 / 27 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›