E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

IKMT Dibër bllokon dy raste të transportit pa dokumentacion ligjor të lëndëve drusore - ATSH -

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Dibër bllokoi mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit pa dokumentacion ligjor shoqërues të lëndëve drusore.

Ndërhyrja e parë u krye gjatë kontrolleve në aksin Muhur-Selishtë ndërsa e dyta në aksin që lidh Burrelin me Urakën. Gjatë verifikimit të kryer nga punonjësit e IKMT u konstatua se transportimi i lëndës drusore bëhej pa dokumentacionin ligjor.

Në të dy rastet lënda drusore u sekuestrua, duke iu vënë në dispozicion njësisë vendore, ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masat administrative në përputhje me përcaktimet ligjore.

Kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e ndërhyrjeve të paligjshme në zonat pyjore vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit.

1 nga 4

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›