E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT prish pesë struktura informale në Krujë, ndalon djegien e mbetjeve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vijuar ndërhyrjet në zonën e Krujës, ku janë prishur pesë struktura informale të përdorura për shuarjen e gëlqeres.

Sipas IKMT-së, në këto struktura kryhej djegia e gomave të përdorura, plastikës dhe mbetjeve të vajrave, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit, tokës dhe ujërave përreth, si dhe rrezik për shëndetin e banorëve.

IKMT bën të ditur se ndërhyrja synon mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndotjes dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin e zonës.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›