E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT shemb katër objekte në Theth me platforma betoni

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, në një prej zonave më piktoreske në veri të vendit.

IKMT ndau në rrjete sociale, momente nga shembja e katër objekteve të tjera pa leje, me strukturë muresh mbajtëse dhe platforma betoni, në kundërshtim me ligjin për territorin dhe zonat e mbrojtura.

IKMT theksoi se aksioni në Theth zhvillohet në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, dhe aktualisht është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›