E Diel, 1 Nëntor 2026

ILD nis verifikimet për arrestimin e avokatit

Maks Haxhia , kreu i Dhomës së Avokatisë , ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka konfirmuar se bojkoti i avokatëve do të vijojë deri të premten, më 25 tetor . Haxhia bëri me dije se, në rast të përsëritjes së incidenteve të ngjashme me arrestimin e avokatit në Elbasan , bojkoti mund të zgjatet edhe për një periudhë të gjatë, deri në një muaj.
Në deklaratën e tij, Haxhia ka theksuar se kupa është mbushur , dhe se, nëse do të ketë raste të tjera të ngjashme, bojkotet do të vazhdojnë më gjatë se një javë . Ai ka paralajmëruar se bojkoti mund të zgjasë deri në një muaj , duke theksuar se një masë e tillë do të ndihmojë për të dhënë mesazh të qartë për përgjegjshmërinë e organeve drejtuese dhe autoriteteve për respektimin e të drejtave të avokatëve.
Kreu i Dhomës së Avokatisë theksoi se kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar. Maks Haxhia informoi se Këshilli i Dhomave të Avokatisë të Bashkimit Europian , organizata më e madhe e dhomave të avokatisë në Europë, ka shprehur shqetësim për ngjarjen e ndodhur dhe është e gatshme të dërgojë një ekip të specializuar për të mbështetur bojkotin dhe për të mbajtur kontakte me palët përkatëse.
“Kjo është e padëgjuar, avokatët nuk mund të arrestohen për shkak të kryerjes së detyrës së tyre. Bojkoti është një reagim për t’i thënë kolegëve prokurorë dhe gjyqtarë, si dhe organeve drejtuese, të jenë të përgjegjshëm ndaj pozitës ligjore të avokatëve,” shtoi Haxhia.)
Në fund të fjalës së tij, Haxhia falenderoi të gjithë kolegët për respektimin rigoroz të rregullave të bojkotit , duke theksuar se kjo është një formë presioni për të kërkuar drejtësi dhe respekt për profesionin e avokatit.
Në lidhje me ngjarjen që nxiti bojkotin, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami . Avokati Barjami u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan më 19 tetor , pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka , i cili pretendon se është kërcënuar gjatë një seance gjyqësore. Barjami u lirua pas tre ditësh nga qelia, ndërsa Inspektorët e ILD-së janë dërguar në Elbasan për të administruar praktikat dhe rrethanat procedurale të ndalimit të tij.
Dhomës së Avokatisë i është ofruar gjithashtu mbështetje ndërkombëtare , duke u shprehur se organizata ndërkombëtare e avokatëve ka shprehur shqetësim të thellë për këtë rast dhe është e gatshme të dërgojë një ekip për të mbështetur bojkotin dhe për të komunikuar me organet përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›