E Hënë, 2 Nëntor 2026

INDONEZI – Shembja e një shkolle lë 37 të vdekur e qindra të plagosur

JAVA, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve nga shembja e një shkolle në Java të Indonezisë është rritur në 37, deklaruan ekipet e shpëtimit.

“Deri në mëngjesin e së dielës, 141 persona u shpëtuan ku 104 u arritën të shpëtohen ndërsa 37 rezultuan të vdekur”, shpjegoi Yudhi Bramantyo, drejtor i operacioneve për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Mes viktimave 26 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›