INDONEZI – Tërmet 7.7 ballë në Flores, të paktën 14 viktima

FLORES, 15 gusht /ATSH/ – Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë herët të shtunën, njoftoi Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive(BPBD), shkruan BBC.
BPBD bëri të ditur se persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në shkallë të ndryshme, duke paralajmëruar se shifrat janë paraprake, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Një shpëtues lokal tha se të paktën 20 persona kanë vdekur.
Ndërtesat në zonë janë dëmtuar nga tërmeti dhe nga dhjetëra lëkundje pasuese që e kanë ndjekur atë.
Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 me kohën lokale të shtunën (23:00 GMT të premten).
Ai kishte një thellësi prej 15 kilometrash, sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës të Indonezisë. /os/