E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Araghchi akuzon SHBA-në për dështimin e bisedimeve në Pakistan

TEHERAN, 27 prill /ATSH-AFP/- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë përgjegjëse për dështimin e bisedimeve të paqes në Pakistan, pas mbërritjes së tij në Rusi, ku pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin.

“Qasjet amerikane bënë që raundi i mëparshëm i negociatave, pavarësisht përparimeve, të mos arrinte objektivat për shkak të kërkesave të tepruara”, deklaroi  Araqchi sipas medieve shtetërore iraniane.

Ai theksoi gjithashtu se “siguria e kalimit në Ngushticën e Hormuzit është një çështje e rëndësishme globale”.

SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë përplasjet dhe bllokimet në këtë kalim strategjik./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›