E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Vritet Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura

TEHERAN, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit ka mbetur i vrarë gjithashtu në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Lajmet e transmetuara nga disa medie ndërkombëtare për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë një ofensive të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në Teheran.

Sipas burimeve në terren dhe raportimeve të mediave si ISNA, Channel 12 dhe AFP, pas përhapjes së njoftimit, në disa lagje të kryeqytetit banorët kanë shfaqur publikisht gëzim, duke duartrokitur nga dritaret dhe duke dalë nëpër rrugë me muzikë dhe valle. Pamje të qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë grupe qytetarësh që festojnë nëpër bulevarde, ndërsa dëgjohen thirrje si: “Kjo është beteja e fundit, Pahlavi do të kthehet”, një referencë ndaj figurës së Reza Pahlavi, trashëgimtari në mërgim i dinastisë Pahlavi.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›