E Martë, 3 Nëntor 2026

ISHP në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Ekipi i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësor, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit të ISHP-së, temë qendrore e konferencës ishte “Fuqizimi i komuniteteve të shëndetshme, arritjet dhe sfidat në promovimin e shëndetit”, ndërsa konferenca mblodhi profesionistë të shëndetit publik, akademikë dhe studiues nga rajoni dhe më gjerë për të ndarë përvoja, ide dhe hulumtime të ndryshme.

Ekipi i ISHP Shqipëri kontribuoi me prezantime shkencore, duke ndarë praktikat dhe eksperiencat në fushën e edukimit dhe promovimit shëndetësor.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Asc. Eugena Tomini, Drejtoreshë e ISHP-së Tiranë, përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar kontributin historik të Institutit në mbrojtjen e shëndetit publik. Ajo theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy institucioneve dhe uroi për një rrugëtim edhe më të suksesshëm në të ardhmen.

Një ngjarje domethënëse për forcimin e partneriteteve profesionale dhe për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetit publik në rajon. /e.i/ /a.g/

Ekipi i ISHP Shqipëri në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 1 nga 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›