E Premte, 6 Nëntor 2026

ITALI - Mattarella: Evropa ndodhet në një udhëkryq, ajo duhet të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha ndërkombëtare - ATSH -

ROMË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nuk ka dyshim se Evropa sot ndodhet në një udhëkryq të ri në historinë e saj dhe duhet të zgjedhë të marrë përsipër përgjegjësi më të gjera në çështjet ndërkombëtare, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, gjatë një takimi me një delegacion nga Fondacioni “Nizami Ganjavi”.

“Situata është gjithçka tjetër veçse e thjeshtë. Në disa aspekte, ajo është e paprecedentë – e shënjuar nga agresioni brutal i Federatës Ruse kundër Ukrainës, përkeqësimi i konflikteve në Lindjen e Mesme dhe intensifikimi i krizave të shumta ku disa prej të cilave janë harruar në pjesë të tjera të botës”, shtoi ai.

”Ambiciet serioze për dominim territoresh po rishfaqen sërish”, shtoi kreu i shtetit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›