ITALI – Meloni: Evropa duhet të flasë përsëri me Rusinë për luftën në Ukrainë

ROMË, 9 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbështeti mbajtjen e bisedimeve midis Evropës dhe Rusisë mes përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Unë besoj se ka ardhur koha që Evropa dhe Rusia të flasin”, tha ajo në konferencën e saj vjetore për shtyp në Romë.
“Sepse, nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë negociatash, por flet vetëm me njërën nga palët në konflikt, kam frikë se kontributi pozitiv që ajo mund të japë në fund do të jetë i kufizuar”, theksoi ajo.
Disa javë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ‘’mund të ishte e arsyeshme dhe e dobishme për Evropën dhe Ukrainën të flisnin me Presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që të përfshiheshin drejtpërdrejt në diskutim’’.
Në komentet e saj, Meloni iu referua fjalëve të Macron dhe tha se ‘’mendonte se ai kishte të drejtë në këtë pik뒒. /os/