E Diel, 1 Nëntor 2026

IZRAEL – Ben-Gvir anulon udhëtimin në SHBA për shkak të vështirësive me marrjen e vizës

TEL AVIV, 16 qershor /ATSH-AA/ – Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka anuluar një udhëtim të planifikuar familjar në SHBA, mes vështirësive në marrjen e vizës.

Ambasada e SHBA-së i ka thënë Ben-Gvir-it se ai duhet të paraqitet personalisht për të dhënë shenjat biometrike të gishtërinjve si pjesë e procesit të vizave, raportoi sot e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Kërkesa u interpretua në raportet e mediave izraelite si një shenjë ngurrimi për t’i dhënë atij vizën.

Ben-Gvir ka qenë shpesh në kryetitujt e mediave për veprimet e tij provokuese, të cilat kanë nxitur kritika të gjera dhe dënim ndërkombëtar.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›