E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Rritja ekonomike në 4-mujorin e fundit të 2025 arrin 3.8%, më e larta në rajon. Bujqësia dhe informacioni, performancë më të dobët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në konferencën e saj për media, prezantoi shifrat zyrtare të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj bëri me dije se rritja ekonomike në tremujorin e fundit ka arritur në vlerën 3.8 %, shifër kjo më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Rritja ekonomike për tremujorin e fundit të vitit ka arritur 3.8%, që është më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ajo e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja. Ajo shtoi se ekonomia ka mbajtur trendin pozitiv të gjithë vitit, dhe rritja ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve.

Për sa i përket kontributeve sipas sektorëve, ministrja nënvizoi se sektori i ndërtimit ka dhënë kontributin më të madh në rritjen ekonomike.

“Sektori i ndërtimit ka dhënë kontributin më të madh pozitiv, 1.17 pikë përqindjeje. Administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia kontribuuan me 1.02 pp, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.32 pp dhe tregtia, transporti dhe akomodimi me 0.22 pp.”, tha Ibrahimaj.

Ministrja renditi më tej dhe disa nga sektorët që gjatë këtij 3-mujorit të fundit gjatë 2025-ës patën performanca negative, sikurse ishin sektori i informacionit dhe komunikacionit, si dhe sektori i bujqësisë pyjeve dhe peshkimit

 “Performancë negative ka pasur sektori I informacionit dhe komunikacionit. Brena këtij sektori , aktivitetet e lidhura me teknologjinë e informacionit kanë pasur rritje me 1.43%. Rënia është ndikuar nga ecuria e aktiviteteve të tekomunikacionit dhe  të marketingut që janë brenda këtij sektori. Një tjetër sektor që ka rënie është bujqësia, pyjet dhe peshkimi”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›