E Martë, 3 Nëntor 2026

Identifikimi biometrik i votuesve/ KQZ teston pajisjet që do të përdoren në qendrat e votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve testoi këtë të hënë pajisjet elektronike të identifikimit biometrik të zgjedhësve, të cilat do të vendosen në 5.225 qëndrat e votimit ne të gjithë Shqipërinë.

Në 11 maj, karta e identitetit të cdo votuesi do skanohet mes kësaj pajisje bashkë me verifikimin e shënjës së gishtit.

Duke marrë në konsideratë problematikat e hasura në zgjedhjet e shkuara, Pelingu foli për një sëra masash shtesë. E gjithë kostoja do të jetë 1.1 milionë dollarë.

Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik, KQZ ka ngritur qëndra të lëvizshme në terren për informimin e qytetarëve për votimin elektronik që do të implementohet në njësinë nr 10 në Tiranë dhe bashkinë Vorë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›