Identifikohet autori i plagosjes në Korçë, i riu qëlloi shokun me thikë pas një konflikti

Policia identifikoi autorin e plagosjes së 26-vjeçarit Kostandin Ziu, mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Korçës. Ai është 25-vjeçari Jorgo Rustem, një person me precedentë penalë.
Sipas policisë, dy të rinjtë kanë qenë së bashku për disa orë, duke lëvizur në qytet me një makinë dhe më pas janë konfliktuar jashtë një lokali.
Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe autori është në kërkim. Ky i fundit ka qenë më herët i arrestuar dhe dënuar për shitje të lëndëve narkotike.
/vizionplus.tv