Ilir Meta do të njihet me fashikujt, GJKKO pranon kërkesën e ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta në seancën paraprake në GJKKO ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes në gjykim, duke theksuar se pa u njohur plotësisht me to nuk mund të vijojë procesi. Kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e cila ka urdhëruar SPAK të vërë në dispozicion të metës fashikujt.
“Prokuroria duhet të informojë dhe të njohë të pandehurin me provat dhe aktet. Ne pritëm dhe ia kërkuam organit të procedurës. Ata neglizhuan dhe ne arritëm në këtë pikë ku jemi tani.
Ai ka kërkuar të me dy momentet; me CEZ-DIA, por jo ato të kontratës, por jo ato të kontratës sepse nuk kanë asnjë lloj rëndësie për z. Meta sepse z. Meta nuk ka qenë as kryeministër dhe as ka pasur gisht lidhur me kontratën që ka bërë qeveria shqiptare me CEZ-in.
Ka kërkuar që të njihet me ato provat që ai përmendet, që në fakt nuk përmendet në asnjë, por ia ka lënë si detyrë. Tjetra ka qenë me lobimin”, është shprehur avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
E pranishme në seancë ishte edhe ish-deputetja Monika Kryemadhi.
“Kemi kërkuar listën e provave që nuk i është dhënë asnjë të pandehuri që në bazë të Kodit të Procedurës Penale pas çdo akuze që çohet në gjykatë i bashkëngjitet edhe lista e provave, gjë e cila mungon”, është shprehur Kryemadhi.
Seanca e radhës u caktua në datën 22 dhjetor ku GJKKO pritet të vendos nëse dosja do të kaloj apo jo për gjykim.
/rtsh.al/