E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, Gjykata vendos të hënën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shqyrtojë të hënën, më 11 maj, kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa e ish-presidentit do të shqyrtohet në orën 11:30 nga gjyqtarja Etleva Deda.

Meta ka propozuar alternativa si arrest shtëpie, garanci pasurore prej 50 mijë eurosh ose detyrim paraqitjeje.

Më parë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar këtë kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.

Procesi gjyqësor ndaj Metës vijon në Gjykatën e Lartë të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›