E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Proda firmos ndryshime në polici/ Ndryshojnë shefat në Krujë, Pogradec dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime për disa komisariate. Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.

Ndërsa shef i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›