E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, PD: Rama te heqe dore nga pazaret politike Eva Gjura

Pas deklaratave te bera nga kryetari i opozites, Edi Rama, per heqjen e imunitetit, ka ardhur edhe reagimi i Partise Demokratike. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, i ka bere apel kryetarit Rama qe te heqe dore nga pazaret politike dhe te degjoje zerin e qytetareve. "Ne nje akt deshperimi diktuar nga Keshilli i miliardereve, pikerisht kur te ftuarit ne seancen e degjimit te Parlamentit po mbeshtesnin ne unison rrezimin e murit te imunitetit, zoti Rama deklaroi se ai nuk pranon keto qendrime dhe kerkon si pazar per votimin e tyre, vendosjen ne Shqiperi te Kushtetutes se pakices bllokuese apo Kushtetutes se sundimit te pakices. Ai e ilustroi kete me procesin e zhvilluar ne zyrat e tij per postin e Avokatit te Popullit, te cilin per pazare e la bosh per dy vite me radhe", - u shpreh zedhenesja e PD-se ne deklaraten e saj. Gjithashtu, selia blu i ka bere thirrje opozites qe te degjoje zerin e qytetareve dhe te votoje heqjen ose kufizimin e imunitetit. "PD-ja i ben thirrje dhe nje here z. Rama te degjoje zerin e qytetareve shqiptare qe duan barazi para ligjit me zyrtaret e tyre, te degjoje zerin e te papuneve, pensionisteve te vendit, mbi te cilet muri i imunitetit vjen i rende sa toka dhe te votojme se bashku me 6 gusht heqjen, apo, sipas rastit, kufizimin e imunitetit si nje histori suksesi per cdo qytetar te ketij vendi", - tha Bardhi. Sipas PD-se, per rrezimin e murit te imunitetit, keshilli i miliardereve kerkon te vendose ne zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikes, Kryetarin e Gjykates se Larte dhe ate te Gjykates Kushtetuese dhe te gjithe gjykatesit e tyre, Prokurorin e Pergjithshem dhe Kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit, ne menyre qe kjo kupole te kete te garantuar pasurimin e tyre te paligjshem, dhe pavaresisht se per cilen force politike votojne qytetaret, ata te bejne ligjin me Kushtetuten e sundimit te pakices. Me tej, ne deklaraten e selise blu thuhet se, "PD-ja thekson dhe nje here, se muri i imunitetit eshte muri i korrupsionit, eshte mburoja e pasurimit te paligjshem dhe kriminal te imunitareve te vendit ne kurriz te qytetareve te thjeshte, eshte muri qe shkaterron cdo dite qindra vende pune, lendon cdo dite mbi gjysme milioni pensioniste shqiptare. Muri i imunitetit eshte muri i trashe i pabarazise se madhe para ligjit te qytetareve shqiptare me zyrtaret e tyre". Dy dite me pare, drejtues te institucioneve kryesore kushtetuese te vendit dhe atyre nderkombetare, perfaqesues te shumte te shoqerise civile dhe botes akademike te fushes se drejtesise, te ftuar ne nje seance te hapur degjimi ne Keshillin Legjislativ te Parlamentit per heqjen e imunitetit, konfirmuan para shqiptareve mbeshtetjen e tyre te plote per heqjen, dhe, sipas rastit, kufizimin e imunitetit. Ata shprehen mendime shume te vyera qe pasurojne mundesite e nje pune te perbashket per votimin historik me dt. 6 gusht te heqjes, dhe, sipas rastit, te kufizimit te imunitetit per te gjithe mbartesit e tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›