E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Një tjetër investim në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”.

Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100 fushat”. Fusha me bar artificial vjen falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit, duke krijuar kushte bashkëkohore për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, drejtues dhe staf i akademisë “Elite Youth” si edhe futbollistët e kësaj akademie, theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një vizioni afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve dhe të futbollit shqiptar.

Duka vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe falënderoi të gjithë partnerët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.

Në një mesazh për fëmijët dhe të rinjtë, Duka nënvizoi rolin edukues dhe social të futbollit, duke i ftuar ata të mos heqin dorë nga pasioni dhe ëndrrat e tyre.

Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Erida Zorba, falënderoi presidentin Duka dhe FSHF-në për këtë projekt, duke e cilësuar fushën e re si një hap të madh për përmirësimin e kushteve sportive dhe formimin e brezave të ardhshëm.

1 nga 4

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›