Inaugurohet kompleksi “Syri i Sheganit” në Malësinë e Madhe, Muzhaqi: 15 qendra rinore në të gjithë vendin

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ 15 qendra dhe hapësira rinore për të rinjtë janë ndërtuar në të gjithë vendin.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ishte në Malësinë e Madhe ku u inaugurua kompleksi rinor “Syri i Sheganit”.
Muzhaqi u shpreh se, nëpërmjet thirrjeve të Agjencisë Kombëtare të Rinisë mbështeten projektet rinore në gjithë Shqipërinë.
“Falë programeve të mbështetura nëpërmjet AKR-së në bashkëpunim me bashkitë nga qytete të ndryshme, tanimë kemi ndërtuar 15 qendra dhe hapësira rinore për të rinjtë në të gjithë vendin”, theksoi Muzhaqi
“Sapo inaguruam kompleksin rinor “Syri i Sheganit” në Malësinë e Madhe, me qëllim fuqizimin e të rinjve të kësaj zone dhe do të vijojmë me shumë projekte të tjera në gjithë vendin”, nënvizoi ministrja.
Muzhaqi ftoi çdo bashki, organizatë ose shoqëri civile, të bëhet pjesë e thirrjeve të AKR-së duke u mundësuar të rinjve më shumë hapësira rinore.
“Rinia është e tashmja, të ardhmen le ta ndërtojmë së bashku”, u shpreh Muzhaqi. /j.p/
1 nga 20