E Diel, 1 Nëntor 2026

Inceneratori i Tiranës, data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për 8 të pandehurit

Gjykata e Posaçme do të japë vendimin me datë 16 prill në orën 13:00 për të pandehurit në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Ai përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete të Shqipërisë.

SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›