Incesti prezent në Shqipëri, Urdhri i Psikologut: Referimet janë shtuar, sepse është forcuar viktima

Incesti në familje është një fenomen shumë prezent në Shqipëri. Urdhri i Psikologut thotë se rastet e trajtuara nga psikologët më herët po edhe ato që janë në proces nuk bëhen publike.
“Fenomeni është shumë prezent. Kemi raste nga më të çuditshmet, që ndoshta për shoqërinë mund të jenë absurd. Më besoni! Janë raste që ndodhin. Nuk janë raste që ndodhin vetëm në vende të caktuara, por rastet nuk janë bërë të ditura. Janë jo vetëm raste të abuzimit të baballarëve me vajzat e tyre por kemi raste të abuzimit me mbesat dhe nipërit nga gjyshërit, të abuzimit të mbesës dhe nipin me njëri-tjetrin apo të kushërinjve të parë mes njëri-tjetrit”, tha Valbona Treska, Presidente e Urdhërit të Piskologut
Por pse incestet referohen vonë?
“Trendi i referimit ka të bëjë me raste të cilat abuzohen për disa kohë, jo në momentin e parë që ndodhin sepse duhet të kuptojmë që viktima shoqërohet nga sensi i vetëfajësimit, pasigurisë, mungesës së besimit, mbylljes në vetvete dhe ka frikë të referojë rastin“, tha ajo.
Urdhri i Psikologut konstaton së fundmi se “viktima është fuqizuar për të referuar rastin dhe sistemi i referimit funksionon shumë më mirë se disa vite më parë“
Një viktimë e incestit kalon trauma të ndryshme ndaj edhe trajtimit është proces delikat.
“Ndihma duhet e shumëfishtë dhe për një kohë të gjatë. Duhet krijuar besimi që nuk është vetëm, që është e mbrojtur deri në hallkat e fundit të procesit që është sistemi i drejtësisë”, shton ajo.
Psikologët bëjnë përgjegjës për këtë situate, shëndetin mendor, dobësimin e lidhjeve farefisnore dhe ekspozimin e tepërt të seksualitetit.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/