E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Incident në Dibër, eksponentë të PD bllokojnë makinën e Blendi Klosit dhe biznesmenit, ja çfarë dyshohej

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë ndaluar në Maqellarë dy automjete me dyshimin për blerje vote.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se brenda një prej makinave ndodhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe dy persona të tjera.

Ndërsa në automjetin e dytë udhëtonte biznesmeni Fiqiri Pali, brenda mjetit të të cilit u gjetën 450 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte.

Biznesmenit Pali, pronari i Sireta 2F, raportohet se ka marrë tendera nga Bashkite Peshkopi dhe Mat.

Panorama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›