E Hënë, 2 Nëntor 2026

Incident në ujërat greke, emigrantët e paligjshëm qëllojnë me armë drejt rojës bregdetare

Greqi – Një incident me emigrantët e paligjshëm është shënuar në Kios.

Sipas informacioneve, një varkë me 15 persona në bord, së bashku me trafikantin, ka tentuar që t’i afrohet ishullit për të zbritur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një varkë e rojës bregdetare.

Por, nga skafi i emigrantëve është shtënë me armë në drejtim të rojës bregdetare.

Rojet e portit janë kundërpërgjigjur duke qëlluar në ajër. Më pas, skafi me emigrantët e paligjshëm është kthyer në ujërat turke.

Nuk ka ende një informacion zyrtar nga Roja Bregdetare./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›