Inflacioni mbetet i pandryshuar, 2.1% në muajin korrik, situata e tregjeve e stabilizuar

Inflacioni, treguesi që mat ndryshimin e çmimeve për produktet e shportës, mbeti i pandryshuar në muajin korrik, në krahasim me qershorin.
Sipas Institutit të Statistikave ky tregues edhe për muajin e kaluar ishte 2.1%, duke reflektuar një stabilizim të tregjeve.
Referuar të dhënave, në korrik çmimet për ushqimet dhe pijet joalkoolike u ulën me 0.7% në raport me qershorin, ndërsa nga ana tjetër, vijoi shtrenjtimi për veshje e këpucë, për grupin hotele, kafene e restorante si edhe për mobilie e pajisje shtëpiake.
Një ditë më parë, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, duke qenë se ulja e çmimit të ushqimeve nga importi ka reduktuar ndjeshëm inflacionin.