E Diel, 1 Nëntor 2026

Informacion në kohë reale mbi notat dhe mungesat në shkollë, mbi 1,3 milionë përdorues në sistemin SMIP

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Sistemi i menaxhimit të digjitalizuar të proceseve në arsimin parauniversitar (SMIP) numëron mbi 1,3 milionë përdorues, në vitin e gjashtë të funksionimit të tij.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi se në këtë platformë janë dhënë mbi 1,1 milionë shërbime digjitale në vit, ndërsa janë kursyer 17,2 milionë lekë nga digjitalizimi.

SMIP është një garanci për cilësinë e mësimdhënies dhe një instrument praktik për prindërit duke i vënë në dijeni në kohë reale me notat, mungesat dhe çdo informacion që ka vlerë për ecurinë e fëmijës së tyre gjatë vitit shkollor.

Kjo platformë ofron një mjedis të sigurt dhe të ndërlidhur për të trajtuar informacionin lidhur me nxënësit, stafin, progresin akademik, proceset administrative dhe aktivitetet e tjera të institucioneve parauniversitare.

SMIP integron teknologji të avancuara për të lehtësuar regjistrimin e të dhënave, monitorimin e përparësive akademike të nxënësve, menaxhimin e regjistrimit, raportimin e të dhënave, si dhe për të përcaktuar dhe ndjekur performancën e stafit dhe të administratës.

Kjo platformë siguron qasje të ndryshueshme, duke lejuar përdoruesit të përdorin dhe të ndajnë informacionin në mënyrë efikase dhe të sigurt.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›