E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Infrastruktura drejt Shqipërisë 2030/ Balluku: Dy korridorët europianë kanë avancuar

Përfundimi i korridoreve europiane pritet të jetë në fokus të projekteve infrastrukturore Shqipëria 2030.Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku  drejtuese politike e qarkut Fier tha se Segmentet e Korridorit Blu pritet të përfundojnë brenda dy viteve  ndërsa aksi nga Kashari në Lekaj  do të jetë një gjurmë të re.

Në katër vitet që vijnë në fokus do të jetë lidhja rajonale .Një projekt i ri i nxitur nga turizmi pritet të  jetë Rruga e Bregut, që lidh Dhërmiun me Sarandën.

Gjatë kësaj vere do të përfundojë aksi Qukës-Qafë Plloçë, i cili do të mundësojë një akses më të lehtë të Korçës dhe Tiranës.

Dy projekte janë planifikuar edhe për kryeqytetin

Në qershor  pritet të përfundoj edhe qendra kombëtare e trafikut e cila do të monitorojnë akset kombëtare.

/ abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›