E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inspektoriati i Drejtësisë nis verifikimet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec

Inspektoriati i Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Pogradec, ku u humbi jetën 42-vjeçari, Egli Proga.

Inspektoriati i Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Korcës të gjithë dosjen hetimore, për të verifikuar nëse është respektuar ligji për regjistrimin e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe në seancën për caktim të masave të sigurimit.

Sipas hetimeve deri më tani, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ku humbi dhe jetën. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›