E Martë, 3 Nëntor 2026

Instalohen 150 panele fotovoltaike në 6 kopshte dhe shkolla në Lushnjë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në Lushnjë u inaugurua projekti për mbështetjen e instalimit të rreth 150 paneleve fotovoltaike në 6 kopshte dhe shkolla në gjithë qytetin.

Në inaugurim mori pjesë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa dhe përfaqësuesja e Ambasadës gjermane në Tiranë, Renate Quelle.

Ambasada gjermane bën të ditur se ky projekt është një model me ndikim dhe një shembull konkret i veprimit lokal për klimën.

Instalimi i këtyre paneleve sjell përfitime për mjedisin dhe komunitetin lokal si ulje e ndjeshme e kostove të energjisë, një reduktim të pritshëm vjetor të CO2 prej mbi 900 tonë, ambient më të pastër dhe kushte më të mira për fëmijët e nxënësit.

Investimi i kryer përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Federale Gjermane, do të gjenerojë më shumë se 100 MWh energji të pastër në vit, që do të përdoret për vetëkonsum nga këto kopshte dhe shkolla.

1 nga 12

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›