E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inteligjenca Artificiale në shkolla, studentët po e përdorin masivisht në detyrat dhe projektet e tyre

Të rinjtë po orientohen çdo ditë e më shumë drejt përdorimit të Inteligjencës Artificiale, duke e parë atë si një aleat të fuqishëm në proceset akademike dhe kërkimore.

Kjo teknologji, e cila po transformon mënyrën se si mendojmë, punojmë dhe mësojmë, po kthehet në një mjet thelbësor për zgjidhjen e punimeve akademike nga studentët.

“Tashmë në të gjitha detyrat që studentët bëjnë, projekte, punime, i kërkojnë ndihmë gjithmionë inteligjencës artificiale. Ia ka hapur fusha të reja studimi, studentët zhvillojnë tema të cilat janë totalisht të orjentuar nga inteligjenca artificiale dhe pothuajse 70% ishin të orjentuara nga AI”, tha Akad. Asoc. Kozeta Sevrani, drejtuese e njësisë për inteligjencën artificiale.

Belfjore Qose, kryetare e Akademisë së të Rinjve, shprehu shqetësimin për mungesën e informimit të duhur mbi përdorimin etik të IA-së.

“Nuk kanë mjaftueshëm informacion. Unë e shoh në mësimdhënië që ka një kërkim të thjeshtë, ndërkohë që ia nuk mjaftohet me kërkim të thjeshtë. Sigurisht filtri human është ai që na mbetet.  Pa filtrin e etikës dhe këresat etike që do të jenë që te shfrytëzimi i materialeve, origjinaliteti i kërkimit në vetvete”, tha Qose.

Gjatë një konference ndërkombëtare në Tiranë u nënvizua fakti se inteligjenca artificiale ofron edhe mjete që identifikojnë punën origjinale dhe mekanike që u vjen në ndihmë akademikëve për tu mbrojtur nga plagjiatura./vizionplus.tv

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›