E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inter, shume i fortë për Vllazninë/ Skuadra shkodrane e vajzave u mund 7-0 në Europa Cup

Duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit, por aventura e Vllaznisë në Europa Cup është mbyllur përpara kohe.

Skuadra shkodrane e vajzave u mund me rezultatin e thellë 7-0 në sfidën e vajtjes në transfertën kundër Inter.

Kampionet e Italisë e vendosën shumë shpejt fatin e ndeshjes duke shënuar katër gola që në pjesën e parë.

Pas pushimit Inter vulosi fitoren. duke ndalur edhe tre herë të tjera topin në rrjetë.

Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Shkodër, por me këtë humbje të thellë gjithçka është mbyllur përpara kohe.

/abcnews.al/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›