Interi blitz në Kroaci, ofertë 5 milionë euro për mbrojtësin e Hajduk Split

Drejtuesit e Interit kanë intensifikuar bisedimet për të siguruar një lojtar me kualitet për të ardhmen. Ata kanë paraqitur ofertën e parë zyrtare te Hajduk Spalato për Branimir Mlacic. Bëhet fjalë për një ofertë prej 5 milionë eurosh.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2007 ka ngjallur interesin e klubit zikaltër, por edhe te disa klube të tjera të mëdha europiane, ndaj dhe tek Interi kanë lëvizur me shpejtësi. Strategjia është për ta blerë kartonin e futbollistit dhe për ta lënë 18-vjeçarin në Kroaci në formë huazimi, që ai të maturohet.
Pavarësisht moshës së re, Mlacic është një nga kolonat kryesore të Hajduk Split, duke numëruar 18 ndeshje sezonale, ku ka dhënë edhe 2 asiste. Sipas “Sky”, Interi ka bërë tashmë ofertën e parë dhe pret përgjigjen e klubit kroat.