E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investime për furnizimin me ujë në Maliq, banorët e Moglicës së shpejti ujë të pijshëm 24 orë

Bashkia Maliq po vijon investimet për garantimin e ujit të pijshëm në zonat rurale. Aktualisht, në fshatin Moglicë po kryhet rehabilitimi i depos dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, një projekt me vlerë 4 milionë lekë që pritet t’u sigurojë banorëve ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Krye bashkiaku Gëzim Topçiu tha se sfidë mbetet gjetja e burimeve të reja për të garantuar cilësinë dhe sasinë e nevojshme të ujit për të gjithë.

“Aktualisht ne si bashki po punojmë me fondet tona në fshatin Moglicë, po bëjmë rehabilitim komplet të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të këtij fshati me vlerë 4 milion lek. Besojmë se brenda një muaji do të kenë ujë pa ndërprerje 24 orë dhe ujë të pastër”, theksoi  Krye bashkiaku Topçiu.

Në të njëjtën kohë, shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë po investon mbi 58 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit të ri në fshatin Zvezdë, që do t’u garantojë banorëve furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›