E Martë, 3 Nëntor 2026

“Investimet e huaja në Shqipëri mbi mesataren e rajonit”, Rama: Eksportet janë rritur 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën

Nga takimi që zhvilloi në Kukës, kryesocialisti Edi Rama tha se papunësia për gratë është përgjysmuar dhe ka zbritur në nivele njëshifrore, ndërsa pjesëmarrja e tyre në forcat e punës është rritur ndjeshëm.Në fushën e ekonomisë, Rama theksoi se investimet e huaja në Shqipëri janë mbi mesataren e rajonit, çka sipas tij është tregues i kapaciteteve të reja që po zhvillon vendi.

”Pabarazia gjinore, ishim vendin e 83 në klasifikimin e Kombeve të Bashkuara, sot jemi ne vendin e 23. Shumë vende të BE janë shumë pas nesh, rajoni nuk diskutohet. Papunësia për gratë është përgjysmuar, ka zbritur në njëshifrore. Pjesëmarrja e grave në forcat e punës, vetëm 50 % merrnin pjesë sot janë gati 70 përqind. Paga mesatare e grave është rritur në mënyrë të ndjeshme. Investimet e huaja, tregojnë për kapacitetet e reja që ka treguar ekonomia. Shqipëria ka një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit. Eksportet, shumë thonë se këtu nuk prodhohet asgjë, por nëse shohim eksportet janë 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën’, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›