Investimet e huaja në sektorin financiar, rritje 6,3% në 9-mujorin 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Sektori financiar konfirmohet si destinacioni kryesor i investimeve të huaja gjatë 9-mujorit të vitit 2025.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet në aktivitetet financiare dhe të sigurimit arritën gjatë kësaj periudhe në 219 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se krahas zgjerimit të investimeve të reja po shtohen edhe financimet e kapitalit të ndërmarra nga institucionet financiare tashmë aktive në tregun vendas.
Gjatë vitit 2025 u vërejt edhe një interes i shtuar nga investitorë të rinj.
Banka e Shqipërisë miratoi hyrjen në treg të një dege të re të bankës turke dhe të një banke digjitale, zhvillime që pritet të rrisin konkurrencën dhe të diversifikojnë shërbimet financiare në vend.
/e.xh/r.e/