E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimi tek Amfiteatri i Durrësit, banorët që preken kundërshtojnë projektin

Përfaqësues të 74 familjeve që preken nga zbatimi i projektit të rijetëzimit të zonës rreth Amfiteatrit kanë protestuar para bashkisë së Durrësit duke kundërshtuar edhe një herë vendimin për lirimin e banesave të tyre.

Bëhet fjalë për banorë të lagjeve të vjetra, në të dy anët e bulevardit “Epidamn”.

Banorët e kanë çuar çështjen në Gjykatë dhe presin që kjo e fundit të shprehet në favor të tyre.

Banorët thonë se vlera e shpronësimit është shumë e ulët.

Projekti do të rijetëzojë lagjet e vjetra përreth Amfiteatrit duke marë në konsideratë prishjen e një sërë banesave dhe restaurimin e shumë të tjerave që kanë vlera historike.

Investimi parashikon që të ndërtojë qendrën historike të Durrësit në këtë zonë të qytetit duke e kthyer atë në një aset me mjaft vlerë për të ardhmen e turizmit në qytetin bregdetar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›