E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Bisedimet me SHBA po përparojnë, por ende larg marrëveshjes përfundimtare

Kryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka thënë se është arritur përparim në negociatat me SHBA-në përmes ndërmjetësve, por se mbetet ende një distancë e madhe midis dy palëve.

“Për disa çështje, janë arritur përfundime në negociata, ndërsa për të tjerat jo; jemi ende larg një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Ghalibaf, shkruan Sky News.

Duke folur në televizionin shtetëror iranian të shtunën, ai vazhdoi të pretendonte se Irani kishte qenë fitimtar në fushën e betejës dhe SHBA-të nuk kishin arritur asnjë nga nëntë objektivat e saj të luftës.

Ghalibaf e bëri të qartë se, ndërsa bisedimet diplomatike janë duke vazhduar duke përdorur ndërmjetës, negociatat janë larg arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai gjithashtu përsëriti pretendimet e mëparshme se Irani ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë më herët, ushtria iraniane tha se ngushtica ishte “kthyer në gjendjen e mëparshme” të mbyllur, duke fajësuar për këtë refuzimin e SHBA-së për të hequr bllokadën detare kundër vendit./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›