E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Izraeli vrau 71 persona gjatë sulmit në burgun Evin

Sulmi i Izraelit në burgun Evin të hënën në kryeqytetin e Iranit, Teheran, la të vdekur 71 persona javën e kaluar, tha zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir.

“Në sulmin ndaj burgut Evin, 71 persona u vranë, përfshirë stafin administrativ, të rinj që kryenin shërbimin ushtarak, të paraburgosur, anëtarë të familjeve të të paraburgosurve që i vizitonin dhe fqinjë që jetonin në afërsi të burgut”, tha Jahangir.

Ai shtoi se forcat izraelite sulmuan një sallë ku disa anëtarë të familjes po vizitonin të burgosurit.

Zëdhënësi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Thameen al-Kheetan, tha javën e kaluar se sulmi ndaj burgut ishte “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar”, pa e përmendur Izraelin./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›