“Irani”, Trump dërgon JD Vance, Kushner dhe Witkoff në Pakistan për bisedime

Presidenti Donald Trump po dërgon një ekip të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance në Pakistan për të negociuar përfundimin e luftës SHBA-Izrael me Iranin pas armëpushimit të njoftuar të martën.
I dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, do të marrin pjesë gjithashtu në bisedimet e fundjavës në Islamabad.
“Raundi i parë i këtyre bisedimeve do të zhvillohet të shtunën në mëngjes sipas kohës lokale”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp.
“Zëvendëspresidenti Vance ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe kyç në këtë që nga fillimi. Sigurisht, ai është krahu i djathtë i presidentit.Ai ka qenë i përfshirë në të gjitha këto diskutime dhe, siç sapo njoftova, ai do të udhëheqë këtë fazë të re të negociatave në Islamabad më vonë këtë javë”, tha Leavitt.
Trump i tha gazetës The Post disa orë më parë se Vance mund të mos marrë pjesë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
“Do të kemi Steve Witkoff, Jared Kushner, JD ,ndoshta JD, nuk e di. Ka një çështje sigurie, mbrojtjeje”, tha Trump në një intervistë telefonike.