“Irani donte të më bënte Udhëheqësin e ri Suprem”, Trump: U thashë jo faleminderit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani i ka propozuar të bëhet udhëheqësi suprem i vendit, por sipas tij, ai nuk është i interesuar për një rol të tillë.
Duke folur në një aktivitet për mbledhjen e fondeve nga ana e republikanëve në Uashington, Trump theksoi gjithashtu se Irani dëshiron t’i japë fund luftës gati njëmujore dhe se, sipas tij, zyrtarët në Teheran po negociojnë në mënyrë të fshehtë me SHBA-në.
Ai tha se ideja për ta bërë atë lider suprem të Iranit ishte hedhur në mënyrë joformale pas vrasjes së ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei gjatë një fushate ushtarake të përbashkët SHBA-Izrael.
Ata thanë: ‘Do të donim t’ju bënim liderin tonë suprem’. Jo, faleminderit,” u shpreh Trump gjatë fjalës së tij.
#Watch | US President Donald Trump has claimed that the people of Iran want to make him their supreme leader, but according to him, he is not interested in taking the position
Read more: https://t.co/196xEQicsR pic.twitter.com/FN6D8hLFvw
— NDTV (@ndtv) March 26, 2026
Sipas tij, Irani po kërkon me ngulm një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, por heziton ta pranojë publikisht nga frika e reagimit të brendshëm.
Ndërkohë, sipas raportimeve, pas vrasjes së Ali Khamenei, drejtimin e vendit e ka marrë djali i tij Mojtaba Khamenei.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë mohuar kategorikisht pretendimet për negociata të fshehta me SHBA-në, duke vendosur kushte të reja për përfundimin e konfliktit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani kërkon garanci që SHBA dhe Izraeli të mos rifillojnë sulmet, kompensim për dëmet e luftës, si dhe njohjen e autoritetit të tij mbi Ngushtica e Hormuzit.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se bisedimet për paqe janë në zhvillim, pavarësisht mohimeve publike nga Irani, në një konflikt që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe tregjet globale./vizionplus.tv