E Diel, 1 Nëntor 2026

“Irani i dha një ‘shuplakë’ të fortë Amerikës”, Khamenei: Fjala “dorëzim” nuk është në fjalorin tonë

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka dhënë mesazhin e tij të parë që kur SHBA-të njoftuan një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.

Khamenei, në një postim në X i shprehu urime vendit të tij.

Ai thotë se SHBA-të “hynë në një luftë të drejtpërdrejtë sepse menduan se nëse nuk do ta bënin, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht”.

Khamenei shtoi se SHBA-të “nuk fituan asgjë nga kjo luftë”, duke shtuar se Irani ishte në gjendje të dilte “fitues” dhe “i dha një shuplakë të fortë Amerikës”.

Përmes një videomesazhi, siç raporton BBC, Khamenei thotë se SHBA-të “dështuan të arrinin ndonjë gjë domethënëse” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Ai thotë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të asaj që kishte ndodhur.

“Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë”, thotë Khamenei, duke shtuar se “kushdo që po dëgjonte mund të kuptonte se SHBA-të po i ekzagjeronin gjërat për të shtrembëruar të vërtetën.”

“Ne sulmuam një nga bazat kryesore të SHBA-së në rajon, dhe këtu, ata u përpoqën ta minimizojnë atë”, thotë ai.

Duke iu përgjigjur Trump, i cili i bëri thirrje Iranit të dorëzohet pa kushte, Khamenei tha se fjala dorëzim nuk është në fjalorin e tyre.

“Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është një fyerje”.

Ai tha se veprimi ushtarak i SHBA-së nuk kishte të bënte kurrë me çështjet bërthamore apo pasurimin bërthamor, por me “dorëzimin”.

“Një ditë bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, një ditë tjetër për të drejtat e grave, pastaj për çështjen bërthamore, pastaj për raketat”, thotë ai.

Por ai shton se në thelb, gjithmonë ka qenë rreth një gjëje: ata duan që Irani të dorëzohet./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›