E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Hormuzin, Teherani kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Irani pret përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj propozimit të fundit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta dhe përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje janë intensifikuar.

Sipas raportimeve të Al Jazeera-s, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka cilësuar ofertën amerikane për dialog si një “hap pozitiv”, ndërsa një delegacion iranian ka zhvilluar vizita në Doha të Katarit.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se negociatat me Iranin po ecin mirë, por ka theksuar se nuk është i nxituar për të arritur një marrëveshje paqeje.

Pavarësisht sinjaleve për diplomaci, Teherani ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj Uashingtonit.

Autoritetet iraniane kanë kërcënuar se mund të ndërmarrin “sulme shkatërruese” ndaj anijeve luftarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar gjithashtu se çdo forcë armike që do të tentojë të hyjë në territorin iranian do të përballet me rezistencë të ashpër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›